FOTO/ Klubi i Premier Ligës me rregulla strikte, gjoba ekstreme për lojtarët. Kartoni i kuq do të paguhet me…

Aston Vila duket se është bërë gati për sezonin e ri, por kësaj radhe me disa rregulla strikte për lojtarët.

ASTON VILA

Klubi anglez ka nxjerrë listën e rregullave dhe gjobën që lojtarët do të duhen të paguajnë në rast se i thyejnë.

Vonesa në stërvitje do të duhet të paguhet me 500 paund, ndërsa nëse vonesat në takime me trajnerin ose takime të ndryshme do të paguhen në bazë të minutave që vonohen, me bazën që është 200 paund.

Gjithashtu ka dhe gjobë për lojtarët që do të ndëshkohen me karton të kuq. Ai që e bën do të duhet të qerasë skuadrën me një vakt dhe do të ketë kohë deri në 4 javë nga marrja e kartonit.

aston vila

Këto rregulla kanë ardhur nga klubi, në mënyrë që lojtarët të jenë të përqendruar në stërvitje dhe të arrijnë rezultate të kënaqshme në sezonin e ri që prite të fillojë shumë shpejt.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×