
Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24, ka komentuar protestën e sotme të Partisë Demokratike, e cila u karakterizua sërish nga tensione.
Lubonja u shpreh se ka respekt për çdo qytetar që zgjedh të protestojë, por theksoi se ka rezerva ndaj, sipas tij, premtimeve absolutiste të kreut të PD-së, Sali Berisha.
“Kam respekt për çdo njeri që proteston, por premtimet absolutiste të Berishës kam pak problem. Ndoshta këto duhet të kursehen, por kjo nuk do të thotë se nuk duhet të bëhen protesta,” deklaroi ai.
Sipas analistit, protestat duhet të jenë të vazhdueshme dhe këmbëngulëse për të prodhuar efekt. “Protestat duhet të jenë në rritje dhe si një çekan i vazhdueshëm, si një pikë që bie vazhdimisht dhe çan gurin në fund,” u shpreh Lubonja, duke e parë protestën e sotme si vazhdimësi të tubimeve të mëparshme, të cilat ai i lidhi me çështje si ajo e Ballukut dhe akuzat për korrupsion ndaj qeverisë.
Ai bëri edhe një krahasim me ngjarjet e Protesta e 21 janarit 2011, duke theksuar se nuk sheh një zemërim të thellë qytetar. “Edhe në 21 janarin e famshëm 2011 nuk është se kishte zemërim. Popullin e shoh me një ndjenjë nënshtrimi dhe jo zemërate,” tha ai.
Sipas Lubonjës, zemërimi i qytetarëve shfaqet më fort kur preken drejtpërdrejt interesat personale, siç është prona. “Zemërimin shqiptarët e kanë vetëm kur u merr pronën e tyre. Një zemërim për atë që po i ndodh Shqipërisë me keqqeverisjen nuk e shoh, sepse kjo kërkon edhe një punë tjetër me njerëzit dhe ndoshta një kulturë tjetër,” përfundoi analisti.
and then