Kur Duhet të Shkoni tek Dentisti – Shenjat e Para që Duhet të Dini

Njerëzit në përgjithësi e shtyjnë vizitën tek dentisti sa më shumë që të munden, herë nga frika prej dhimbjes, herë nga parehatia e herë nga mungesa e kohës.

Megjithatë, vizitat nuk duhen shtyrë, për arsyen se nga goja nisin të gjitha rrëfenjat e shëndetit.

Ekspertët e AgroWeb.org thonë se njeriu duhet të shkojë tek dentisti edhe nëse problemet shëndetësore duket sikur nuk kanë lidhje me dhëmbët.

Kërcitja e dhëmbëve gjatë natës konsiderohet një nga shkaqet më të përhapura të migrenës, por edhe dhimbjeve të zakonshme të kokës.

Nëse vëreni që këto dhimbje po bëhen gjithnjë e më të shpeshta, mos e anashkaloni dentistin por lini një takim menjëherë.

Dentisti me siguri nuk është mjeku i parë që ju vjen ndërmend nëse zgjoheni të lodhur.

Rrënja e këtij problemi mundet shumë mirë të jetë tek dhëmbët.

Nëse i mbani shtrënguar gjatë natës, me gjasë po pengoni frymëmarrjen e kësisoj gjumin e qetë.

Nëse keni dhimbje gjatë përtypjes, është koha që të lini takim tek dentisti.

Dhimbja vjen si pasojë e një dhëmbi të infektuar ose të dëmtuar.

Era e keqe e gojës mund të jetë pengesë për shumë angazhime sociale, por ky nuk është një problem aq madhor në krahasim me atë po ndodh me dhëmbët.

Era e keqe mund të vijë si pasojë e një infeksioni, tharjes së gojës dhe moslarjes së saj.

Nëse në brendësinë e gojës shfaqen puçra dhe gjendra të ndryshme, telefonojini dentistit menjëherë.

Ato mund të sinjalizojnë bllokim të gjendrave të pështymës por edhe probleme më madhore.

Dhimbja e veshit mund të sinjalizojë një infeksion të tij, por nuk përjashtohet as një problem me dhëmbët.

Infeksionet e dhëmbëve dhe mishrave shpesh shtrihen edhe tek zona e veshit.

Shpeshtësia e vizitave tek dentisti, sipas një raporti të BBC-së është në varësi të shëndetit të njeriut.

Fëmijët duhet të dërgohen tek dentisti të paktën një herë në vit, ndërsa të rriturit me një higjenë të mirë të gojës dhe pa probleme mund të shkojnë edhe njëherë në dy vjet.

Nëse dhëmbët dhe mishrat e tyre janë përgjithësisht të brishtë, atëherë mund të bëni kontrolle më të shpeshta, duke nisur nga dy herë në vit./AgroWeb.org

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook