
Blaka Lively ishte padyshim ‘Mbretëresha e Met Gala’ këtë vit duke u shfaqur në tapetin e kuq me një fustan i cili pak minuta më vonë u shndërrua në diçka tjetër.
Blake veshi një fustan rozë me shkëlqim metalik të krijuar nga Versace. Pasi mahniti të pranishmit, aktorja u bë gati për surprizën e radhës. Pranë saj u shfaqën disa burra me kostum që e ndihmuan të shndërronte fustanin. Në vetëm pak çaste, një bisht i gjatë i bruztë u shpalos. Dorezat gjithashtu ndryshuan.
Ylli i Hollywood-it shoqërohej nga bashkëshorti i saj Ryan Reynolds, i veshur me një kostum Ralph Lauren prej kadifeje me një papion të bardhë. Megjithatë, ishte Blake ajo që vodhi shfaqjen.
Blake Lively’s dress is unveiled at the #MetGala. https://t.co/2kVWwK9Yn6 pic.twitter.com/Vo4XCydMRt
— Variety (@Variety) May 2, 2022
Aktorja shpjegoi se ajo ishte frymëzuar nga arkitektura e qytetit të New Yorkut, duke përfshirë një referencë për “Empire State Building” dhe e pajisur me një kurorë Lorraine Schwartz, duke iu referuar Statujës. U tha gjithashtu se jeshilja, e cila u zbulua teksa ajo ecte në shkallët e Met, ishte “qëndisur me një hartë qiellore të frymëzuar nga 12 yjësitë e zodiakut që janë pikturuar në tavanin e Grand Central Station”.
Blake hyri menjëherë në trend në rrjetet sociale, me fansat që e uruan atë për ndjekjen e temës së këtij viti dhe veshjen pa të meta. Blake i ka kushtuar vëmendje çdo detaji duke dëshmuar dhe njëherë pse ajo konsiderohet një ikonë e modës.