E TRISHTË/ Familja konfirmon ndarjen nga jeta të Mino Raiolës: Luftoi deri në fund me të njëjtën forcë

Tashmë është zyrtare, ndahet nga jeta Mino Raiola. Agjenti më i famshëm në botën e futbollit, që ndër vite ka kuruar interesat e futbollistëve më të njohur, ka humbur jetën ditën e sotme në moshën 54-vjeçare.

raiola

Lajmi është konfirmuar zyrtarisht edhe nga familjarët, teksa shkak i vdekjes duket se është bërë një kancer në mushkëri, për të cilin vetë Raiola pati rrëfyer se kurohet prej disa muajsh. Nëpërmjet një postimi në faqen e agjentit në “Instagram”, familja e Raiolës ka konfirmuar lajmin e trishtë duke shkruar:

JA POSTIMI I PLOTË:

Me pikëllim të thellë ndajmë lajmin e ndarjes nga jeta të agjentit më të kujdesshëm dhe të mrekullueshëm të futbollit që ka qenë ndonjëherë.

Mino luftoi deri në fund me të njëjtën forcë që vendosi në tavolinat e negociatave për të mbrojtur lojtarët. Si zakonisht, Mino na bëri krenarë dhe nuk e kuptoi kurrë.

Mino preku kaq shumë jetë përmes punës së tij dhe shkroi një kapitull të ri në historinë e futbollit modern. Prania e tij do të mungojë përgjithmonë.

Misioni i Minos për ta bërë futbollin një vend më të mirë për lojtarët do të vazhdojë me të njëjtin pasion.

Falënderojmë të gjithë për mbështetjen e madhe të marrë në këto kohë të vështira dhe kërkojmë respekt për privatësinë e familjes dhe miqve në këtë moment pikëllimi.

Familja Raiola

View this post on Instagram

A post shared by Mino Raiola (@minoraiola)


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook