EMRAT/ Trafikonin makina të vjedhura nga Kosova në Shqipëri, Gjykata lë në burg 6 të arrestuarit, mes tyre dhe 2 efektivë policie

Polici 1

Gjykata e Posaçme la të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në burg” për gjashtë persona të akuzuar për trafikimin e automjeteve të vjedhura nga Kosova në Shqipëri, mes të cilëve dy punonjës policie.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se gjykata nuk pranoi kërkesën për zbutje të kësaj mase të bërë nga efektivët e policisë Vojsava Doda e Endi Ahmetaj dhe të dyshuarit e tjerë Selaudin Shahini, Aurel Shatri, Ndriçim Shahini dhe Ervis Cara. Ata akuzohen për “trafik të mjeteve motorike” dhe “grup të strukturuar kriminal”.

SPAK pretendon se anëtarët e grupit kriminal merrnin targa shqiptare dhe ua montonin mjeteve të vjedhura në Kosovë për t’i kaluar në kufi.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×