FOTO/ Makina u dogj brenda Tunelit të Kërrabës, policia jep detajet, dyshimet e para mbi shkakun e zjarrit

Makina Ne Flake

Policia e Tiranës ka dalë në një njoftim zyrtar për makinën që u përfshi nga flakët në tunelin e Kërrabës.

Sipas bluve, ka dyshime se mjeti me drejtues shtetasin me inicialet G. Q., të ketë pasur një defekt teknik.

“Me datë 04.05.2022, në tunelin Tiranë-Elbasan, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur plotësisht, mjeti me drejtues shtetasin G. Q. Si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.”, thuhet ne njoftimin e policise.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook