Mesfushori i famshëm meksikan, Xhovani Dos Santos, është një lojtar i lirë prej një viti, i cili pasi mbylli kontratën me Amerika në verën e kaluar, nuk ka gjetur ende një skuadër të re.
Ai debutoi në moshën 18-vjeçare me skuadrën e Barcelonës në vitin 2007, i cili bëri një sezon fantastik, me shumë persona që besonin në aftësitë e tij.
Gjithashtu ai ka shkëlqyer me kombëtaren e Meksikës në botëroret 2010 dhe 2014, por duket se koha e tij në fushën e blertë ka ardhur drejt fundit, i cili në moshën 32-vjeçare ndodhet ende pa një ekip ku mund të luaj.
Arena e Lajmit
