“Shpresoj që kjo fitore të na kthejë si më parë”, Hakaj: E ardhmja drejt kryeqytetit? Nuk e di…

Vllaznia mori një fitore të rëndësishme në shtëpi me shifrat 1-0 përballë Skënderbeut. Në një intervistë për “Super Sport’, autori i golit të vetëm, Esin Hakaj, dha opinionin e tij dhe foli për të ardhmen.

bandicam 2022-04-30 19-23-03-622

“Ka pasur disa probleme që ka munguar fitoret. Ka rënë morali, por shpresoj që nga kjo fitore të kthehemi si më parë.

Kanë mbetur dhe 5 javë. 5 finale për ne dhe po luftojmë për Europën. Do mundohemi të bëjmë më të mirën.

Si unë dhe Gurishta mundohemi të shtyjmë. Me tre është më ndryshe, sepse jemi më të sigurt. Ndihemi mirë kështu.

Për momentin te Vllaznia dhe më pas nuk e di. Në Shqipëri mund të jem vetëm te Vllaznia. Drejt kryeqytetit nuk e di, e lë të hapur” ishin fjalët e Hakajt.

Arena e Lajmit


“Shpresoj që kjo fitore të na kthejë si më parë”, Hakaj: E ardhmja drejt kryeqytetit? Nuk e di…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook