Situatë shqetësuese/ FSHF teston skemë të re, klubet janë në “ajër”

Kur vijmë afër fundit të një formati të miratuar gare, FSHF përgatitet për të ndryshuar apo modifikuar skemat që do të aplikohen. Komisioni i Posaçëm për Reformimin e Rregulloreve të FSHF-së, i krijuar me vendim të Komitetit Ekzekutiv, ka nisur nga puna, duke zhvilluar mbledhjen e parë që pas krijimit.

Komisioni-Posacem-Reformim-Rregullore-Komisioni-Futbolli-Femra-Komision-Liga-Gara3-400x220

Detyra e këtij komisioni do të jetë së pari gjetja e një formule, e cila të garantojë arritjen e qëllimeve strategjike të FSHF-së dhe rishikimin e rregulloreve, kodeve, udhëzimeve në çdo nivel, duke u konsultuar me anëtarët dhe palët e interesuara, me qëllim hartimin e një reforme në formatin e aktiviteteve futbollistike dhe rregulloreve përkatëse.

Parë në këtë prizëm, kjo është një gjë formale, por burime të “Panorama Sport” bëjnë me dije se FSHF do të presë se çfarë reagimesh do të kenë klubet e Kategorisë Superiore dhe Kategorisë së Parë, për të krijuar një lloj orientimi dhe për të nxjerrë ide të argumentuara për ndryshime të rëndësishme, një ndër të cilat mund të jetë edhe numri i skuadrave të Kategorisë Superiore apo edhe sistemi i garës, “play off”, “play out” etj.

ZERO INTERES NGA KLUBET

Federata Shqiptare e Futbollit, edhe në komunikatën e saj zyrtare, ka qenë e fokusuar më së shumti te futbolli i moshave dhe tek ai i femrave, duke ua lënë “topin në derë” klubeve të Superiores dhe Kategorisë së Parë për sugjerime dhe modifikime, çka nuk e përjashton mundësinë që të anashkalohet edhe rregullorja e ndryshimeve një sezon para.

“Panorama Sport” ka mësuar se FSHF i ka njoftuar klubet më përpara se të dilte me komunikatën e saj dhe deri tani nuk ka asnjë sinjal apo interes nga asnjë prej klubeve për të thënë të paktën një propozim për ndryshim, qoftë për numrin e ekipeve apo për formatin e garës. Kjo është një gjë shumë shqetësuese, që klubeve u vjen një mundësi si kjo, kur FSHF po hap dyert e dëgjesës, edhe pse në fund nuk mund ta marrë në konsideratë.

Klubet kanë zero interes deri tani, zero propozime, zero iniciativë për të modifikuar diçka. Ndërkohë, Superiores më shumë mundësi i ikin këtë vit Dinamoja e Skënderbeu dhe sezonin tjetër në Kategorinë e Parë do të jetë edhe Flamurtari, edhe Lushnja, edhe Besëlidhja dhe ndoshta edhe disa ekipe të tjera me traditë. Atëherë, ngrihet pyetja: Kujt i vlen Superiorja pa gjithë këto ekipe?

KRISTI SEJATLLARI – Arena e Lajmit


Situatë shqetësuese/ FSHF teston skemë të re, klubet janë në “ajër”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook