Vetëvrasja e të riut në Komisariatin e Kavajës, i riu ishte denoncuar para një muaji për vjedhje. Çfarë zbuluan shenjat e gishtërinjve (Detajet)

Screenshot 10

Mësohen detaje të reja nga ngjarja e ndodhur pasditen e sotme në Komisariatin e Policisë në Kavajë.

Gazetarja Klodiana Lala, duke iu referuar burimeve nga Prokuroria, bën të ditur për “BalkanWeb”, se 31-vjeçari Ilvi Meta ishte denoncuar para 1 muaji për vjedhjen e një banese.

Policia e kishte çuar denoncimin në Prokurori pasi në banesën e vjedhur është gjetur një shenjë gishti. Pas analizave të kryera, ka rezultuar se shenja e gishtit i përkiste të riut.

Prokuroria ka kërkuar nga Gjykata masën e sigurisë arrest me burg, ndërsa ky organ e ka pranuar këtë kërkesë. Policia më pas, e ka gjetur dhe e ka shoqëruar të riun në komisariat, ku dhe dyshohet se u vetëvra me lidhëset e këpucëve.

Arena e Lajmit

Vetëvrasja e të riut në Komisariatin e Kavajës, i riu ishte denoncuar para një muaji për vjedhje. Çfarë zbuluan shenjat e gishtërinjve (Detajet)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook