Derbi mes Sampdorias dhe Xhenoas është karakterizuar gjithmonë si një ndër ndeshjet me më shumë rivalitet dhe urrejtje mes tyre duke u renditur në një nga derbet më të egra jo vetëm të Italisë, por edhe të Europës.
Në sfidën e djeshme ku Sampdoria triumfoi minimalisht me rezultatin 1-0, ka ndodhur një gjest fanstastik dhe emocionues që rrallë herë ka ndodhur në një derbi të skuadrave nga Liguria.
Krishito, i cili u aktivizua në fillimin e pjesës së dytë ka humbur shansin e një barazimi të takimit në minutën e 90+6′ pasi nuk ia doli me sukses të realizonte penalltinë në frymën e fundit, ku portieri Audero e ka pritur atë top.
Menjëherë pas pritjes së topit, portieri i Sampdorias shkoi ta “ngushëllonte” kapitenin e Xhenoas, i cili mbeti i shtangur duke mos i besuar syve.
Një gjest unik që u bë viral menjëherë në rrjet.
– Arena e Lajmit
