ANALIZA/ Rini dhe cilësi, ja cilat janë 5 arsyet e Milanit për të synuar titullin

Ndonjëri, si Zhiru, ka zgjedhur rrugën diplomatike duke thënë se dëshiron t’i tregojë Serisë A se çfarë mund të bëjë Milani, ndërsa Ibra zgjedh qëndrimin personal duke treguar se mund të bëjë ende diferencën siç ndodhi në “Olimpico”. Forma të ndryshme, por jo thelbi. Kuqezinjtë besojnë dhe ecuria e deritanishme u jep të drejtë falë 74 pikëve në 34 javë. Mbeten edhe katër ndeshje për të luajtur përpara se të thuhet fjala e fundi, po aq sa virtytet që Milani do të mundohet të ndjekë për të arritur ëndrrën e madhe.

MILAN

AFTËSI REAGIMI – 2-1 ndaj Lacios me përmbysje është sinteza e një pjekurie ekipore të arritur. Një vit më parë, në të njëjtën pikë të sezonit, ndaj të njëjtit rival, kuqezinjtë mezi merrnin një leksion me tre gola. Të dielën e kaluar Milani shkoi përtej pikës dhe pavarësisht mungesave gjeti forcën për të fituar ndeshjen. Goli i Imobiles ishte një nisje që do të bënte me depresion këdo, por jo trajnerin që merr gjithmonë përgjigjet e duhura, sidomos kur zgjedhjet i ka të detyruara.

NDRYSHUESHMËRI – Ibra dhe Rebiç janë vetëm armët e fundit nga stoli i rezervave. Një lojtar i moshuar dhe një sulmues i nxjerrë jashtë loje nga dëmtimet dhe polemikat e shpeshta. “Edhe mes mungesave mund të rreshtoj një ekip të fortë”, thotë Pioli që ka të drejtë: Në këto 34 javë të Serisë A vetëm në dy raste ka mundur të hedhë titullarë 11 të njëjtët. Kjo ndodhte në gusht, me Romën e Venecian si rivalë. Rezultati? Rendimenti në ndeshjet pasardhëse nuk ra.

RIKTHIME – Ibroud-i është në fazën e ngritjes. Mbase do të duhet ndonjë rezultat i vështirë për të parë skemën me dopiopykë, por ajo që ka rëndësi është prania e Ibrës dhe Zhirusë. I pari thithi ajrin e ndeshjeve, ndërsa i dyti shënoi. Ogure të mira në pritje të një forme më të pranueshme. Përvoja e veteranëve dhe pesha e tyre në zonë do të jenë armë të vyera në luftën e kuqezinjve për titull, duke nisur që nga sfida me Fiorentinën, së cilës suedezi i ka shënuar 2 nga 8 golat sezonalë.

IDENTITET LOJE – “Djalli” është i qartë me sistemin e lojës dhe parimet e asimiluara nga të gjithë përbërësit e organikës. Identiteti është ajo çka lojtarët e Piolit nuk e humbin kurrë, madje është ajo bazë mbi të cilën punohet në përditshmëri me qëllimin për të përmirësuar aspekte të tjera. Milani është më agresiv, siç e tregoi ndaj Lacios, por edhe cinik, siç ndodhi me Empolin e Xhenoan. Kush vjen nga stoli, bën detyrën dhe nuk bie në sy fakti që nuk ishte mes titullarëve. Kjo është gjurma pioliane me ekuilibrin që është tipari dallues në çdo fitore kuqezi.

RINI FITUESE – Ibra, Zhiru apo ndonjë tjetër kanë përvojë, por skeleti i Milanit është sa i ri edhe i fortë. Tomori drejton prapavijën me personalitetin e një senatori, pavarësisht se është vetëm 23 vjeç e në javët e fundit e ka bërë me në krah Kalulunë që nuk është qendërmbrojtës i lindur. 21 vjeç është Tonali, i cili është aq i çmuar siç e tregoi me atë gol plot personalitet në kohën shtesë. Edhe Leao duket sikur ka ndryshuar regjistër dhe është bërë vendimtar me galopimet e tij të cilat tashmë janë konstante.

Arena e Lajmit


ANALIZA/ Rini dhe cilësi, ja cilat janë 5 arsyet e Milanit për të synuar titullin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook