Fotot nga paparazzi/ Çfarë i bashkoi Gazment Bardhin dhe Klotilda Bushkën

gazment-bardhi-klotilda-bushkla

Nuk ka rëndësi nëse janë pjesë e Partisë Demokratike apo asaj Socialiste, kur bie shi, janë një. Ky bashkim është treguar më së miri në seancën e fundit plenare, ku të kushtëzuar nga kushtet e motit, deputetët kundërshtarë janë detyruar të bëjnë ‘paqe’.

Një prej dysheve që u shfaqën së bashku në çadër janë Gazment Bardhi dhe deputetja e PS, Klotilda Bushka. Ka qenë Bushka që në këtë rast ka marrë në çadrën e saj deputetin e PD-së, madje jo vetëm kaq, por edhe e ka mbajtur ajo çadrën.

Të dy ligjvënësit kanë ecur për disa metra së bashku, duke mos folur shumë, por të pashqetësuar nga sytë e fotografëve që po fiksonin këtë moment, ku veç bashkimit në çadër, shkonin të kombinuar më së miri edhe në ngjyrat kuqezi që kishin zgjedhur krejt rastësisht.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook