Gleison Bremer është shndërruar në objektivin kryesor për merkaton e verës tek Inter, me trajnerin Simone Inzagi që e ka kërkuar veçanërisht Brazilianin për vendin në qendër të prapavijës që pritet të lirohet nga largimi i mundshëm i De Vraj.
Arritja me marrëveshjes me Torinon për mbrojtësin duket e vështirë për shkak të interesimit të disa klubeve për 25-vjeçarin. Sipas asaj çka raporton ” FcInternews.it”, zikaltërit kanë menduar t’i propozojnë torinezëve një shkëmbim mes sulmuesit Pinamonti, i cili këtë sezon po luan i huazuar te Empoli së bashku me Bajramin për të arritur te Bremer.
Drejtuesit e Torinos do të ishin të interesuar të negocionin në këto kushte duke parë edhe moshën e re të sulmuesit si dhe nevojën e tyre në atë repart, por gjithmonë nëse Interi do të ishte i gatshëm që kartonin e italianit ta shoqëronte edhe me disa milionë euro të tjera për të arritur vlerën që ata kërkojnë për mbrojtësin brazilian.
Arena e Lajmit
