Ndeshja ndaj Partizanit, klubi i Kukësit me njoftim të rëndësishëm për tifozët

Kukësi-Partizani do të jetë supersfida e javës së 32-të në Kategorinë Superiore, e cila do të zhvillohet ditën e martë, në orën 16:45, në stadiumin “Kukës Arena”.

BI

Klubi verilindor me anë të një njoftimi në profilin e saj të rrjetit social “Facebook” i ka bërë me dije tifozëve të saj çmimet e biletave për këtë duel.

Çmimet variojnë nga 200 lekë të reja në 2000 lekë të reja. Në tribunën Naim Hoxha që është pas porte, çmimi është 200 lekë të reja.

Në tribunën Shkëlzen Domi, që është tribuna përballë do të kushtojë 300 lekë të reja. Në tribunat Zeqir Ymeri dhe Gramoz Palushi bileta kushton 1000 lekë të reja, ndërsa tribuna VIP do të kushtojë 2000 lekë të reja.

Tribuna e sektorit mik, Sadik Zeneli, çmimi i biletës do të kushtojë 200 lekë të reja.

NJOFTIMI I KLUBIT TË KUKËSIT –

“Nga sot ka nisur shitja e biletave për ndeshjen Kukësi-Partizani e cila do të luhet ditën e martë në stadiumin “Kukës Arena” duke nisur nga ora 16:45.

Çmimet e biletave do të jenë si më poshtë:

Tribuna VIP – 2000 Lekë

Tribunat Zeqir Ymeri dhe Gramoz Palushi – 1000 Lekë

Tribuna Shkëlzen Domi (përballë) – 300 Lekë

Tribuna Naim Hoxha (pas porte) – 200 lekë

Tribuna Sadik Zeneli (mike) – 200 lekë

Biletat mund të blihen pranë stadiumit “Kukës Arena”, në pikën e shitjes te tribuna Naim Hoxha.”

– Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook