
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji e ka konsideruar të palogjikshme diskutimin e uljes me kryeministrin Rama për zgjedhjen e Presidentit.
Sipas Salianjit, Rama e ka futur ne zarf emerin e ri nderkohe qe Partia Demokratike nuk diskuton dhe as dërgon emrat në Parlament duke mbajtur bllokuar ngritjen e komisioneve të posaçme për Reformen Zgjedhore dhe Territoriale, dy prioritete te opozitës që prej tre muajsh janë miratuar në Kuvend por po bllokohen nga “neglizhenca”.
“Se kuptoj dot këtë logjikën; diskutohet a duhet të ulemi me Ramën ndêrkohë që nuk ulemi me njëri tjetrin prej kohësh! Diskutojmë për presidentin që Rama e ka fut në zarf dhe shprehet se i ka votat ndërkohë që ka tre muaj që për fat të keq Partia Demokratike nuk diskuton dhe as dërgon emrat në Parlament duke mbajtur bllokuar ngritjen e komisioneve të posaçme për Reformen Zgjedhore dhe Territoriale, dy prioritete te opozitës që prej tre muajsh janë miratuar në Kuvend por po bllokohen nga “neglizhenca” A mendoni dhe ju se bashkimi i demokratëve, reforma zgjedhore dhe territoriale janë prioritete absolute për Partinë Demokratike?”-shkruan Salianji.
Arena e Lajmit