“Bomberi” i Kategorisë së Parë me synime të qarta, Qardaku: Dua të shpallem golashënuesi i sezonit

Eridon Qardaku merr kreun e golashënuesve të Kategorisë së Parë. Me “pokerin” që i shënoi Butrintit, shkon në kuotën e 18 rrjetave.

qardaku

 

Pasi Bylisi u ngjit dhe morën titullin, tashmë sulmuesi do edhe një trofe personal.

“Jam i lumtur që skuadra u ngjit në Superiore dhe morëm titullin e Kategorisë së Parë. Ka qenë një punë mjaft e mirë dhe ne e kemi dominuar garën. Jam shumë i lumtur që brenda vitit rikthehemi në elitë. Kjo festë është legjitime. Jemi një grup shumë i mirë djemsh të rinj të talentuar dhe të gjithë janë përpjekur që të bëjnë maksimumin.

Golat e mi? Pasi realizuam synimet që kishim me ekipin, e dua edhe ‘Këpucën e Artë”. Është një trofe prestigji në aspektin personal, do të jem shumë i lumtur”, u shpreh shkodrani i ballshiotëve.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook