EMRI/ Tragjedi në Has, 35-vjeçari hidhet nga kamioni pasi nuk i funksionuan frenat, por…

Ambulance 640x440

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Has ku një 35 vjeçar i identifikuar si Sabah Jupa, ka gjetur vdekjen pasi është hedhur nga dera e kamionit. Policia bën me dije se dyshohet se pasi kamioni i ka dalë nga rruga dhe nuk i kanë punuar frenat, i riu ka tentuar të shpëtojë veten duke u hedhur nga mjetit, por plagët e marra kanë rezultuar fatale për të.

“Rreth orës 10:00, në vendin e quajtur Qafë Barak, Has, shtetasi S. J., 35 vjeç, banues në fshatin Gajrep, Has, duke drejtuar mjetin tip kamion dyshohet se është hedhur nga dera e automjetit, pasi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, për shkak të mosfunksionimit të sistemit të frenimit. Si pasojë, drejtuesi i mjetit ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin paraprak të policisë.

Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

EMRI/ Tragjedi në Has, 35-vjeçari hidhet nga kamioni pasi nuk i funksionuan frenat, por…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook