Zbulohet shtëpi bari në Kurbin, arrestohet 34-vjeçari. Procedohet dhe faturistja e OSHEE. Shihni si e kishte modifikuar banesën (Video)

Kanabis Kurbin

Finalizohet, nga Policia e Kurbinit, një tjetër operacion policor, i koduar “Bogzat”, për goditjen e veprimtarisë së kultivimit të bimëve narkotike, me anë të llambave.

Gjatë operacionit, në një banesë, u zbulua një dhomë e përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave. Arrestohet pronari i banesës, procedohet penalisht në gjendje të lirë faturistja e OSHEE-së së zonës, për shpërdorim detyre.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin, në kuadër të masave të marra për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal të kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, si dhe për evidentimin e rasteve të abuzimit me lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike, bazuar në informacionet policore, kanë ushtruar kontroll në një banesë në Kurbin.

Gjatë kontrollit, në banesën e shtetasit Mark Jani (P.), u evidentua një dhomë, brenda së cilës u gjetën 19 bimë narkotike, të cilat ishin kultivuar në kova, me anë të instalimeve elektrike me llamba, aspiratorëve dhe tubacioneve të ujit. Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Në vijim të operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Mark Jani (P.), 34 vjeç, banues në Kurbin, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasja R. Ll., 46 vjeçe, banuese në Laç, me detyrë faturiste e OSHEE-së.

Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale bimët narkotike, pajisjet elektrike dhe hidraulike që dyshohet se shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook