Aksidenti te “Rruga e Kavajës”, ja gjendja shëndetësore e çiftit, familjarët: Foshnja tre muajshe do të qëndrojë në…

Osmani 1 768x485

Gjendje e stabilizuar, nuk ka përkeqësim, por as përmirësim të dukshëm për nënën e aksidentuar tre ditë më parë në Tiranë teksa po ecte me bashkëshortin dhe foshnjën e saj 3 muajshe te vijat e bardha. Një përmirësim të lehtë ka bashkëshorti i saj.

Autori i aksidentit, 39-vjeçari Ajas Sulejmani u largua nga vendi pas aksidentit dhe u arrestua pas 3 orësh nga policia në një spital privat. Nesër pritet që ai të dalë para gjykatës për masën e sigurisë.

Gazetari Igli Çelmeta duke iu referuar burimeve zyrtare nga spitali i Traumës raportoi për “BalkanWeb” se gjendja e çiftit është e stabilizuar me diagnozë politraumë.
“Gruaja ndodhet në gjendje më të rëndë. Nuk ka pasur përkeqësim dhe as përmirësim. Dje ka lënë spitalin dhe foshnja e çiftit, e cila ka pasur vetëm një dëmtim të lehtë të syrit pa pasoja. Çifti ka dalë nga reanimacioni dhe ndodhen në një dhomë së bashku dhe foshnja do të qëndrojë me ta. Gruaja është përmendur vetëm ditën djeshme dhe ka kërkuar vajzën e vogël”, tha gazetari Çelmeta.
39-vjeçari Ajas Sulejmani rezultoi i shoqëruar disa herë nga policia për thyerje të rregullave të qarkullimit, ka pasur gjoba, por jo pezullim të patentës.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook