Çorape e drogë për të kaluar drejt Greqisë, kjo është e 38-vjeçarja nga Fieri që u arrestua në Kakavijë (FOTO)

Elira

Personi që shihni në foto është Elira Varfi, 38-vjeçarja nga Fieri që u arrestua në pikën kufitare të Kakavijës, pasi tentoi të kalonte një sasi droge drejt vendit helen.

Burime për “BalkanWeb” bënë të ditur se e reja e bënte shpesh këtë itinerar, e kjo nxiti dyshimet e autoritete. Këtë të martë, efektivët në pikën doganore vendosën të ushtronin kontroll në autobusin me të cilën po udhëtonte Varfi. Pas kontrolleve, gruas iu gjet një sasi prej 4 kg e 160 gramësh heroinë dhe 780 gramë kokainë.

Ajo e kishte fshehur drogën në trup, ku e kishte mbështjellë me çorape, për t’u mos u zbuluar.

Arena e Lajmit

Çorape e drogë për të kaluar drejt Greqisë, kjo është e 38-vjeçarja nga Fieri që u arrestua në Kakavijë (FOTO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook