Rishfaqje e bujshme e Abramoviç! Oligarku rus i bën kërkesë zyrtare qeverisë britanike për Çelsin

Roman Abramoviç kthehet përsëri në skenë dhe me sa duket nuk do të heqë dorë lehtësisht nga Çelsi, ose më saktësisht nga shumat marramendëse që ka investuar në klub. Mediat angleze kanë mësuar se oligarku rus, ka bërë kërkesë zyrtare që klubi t’i kthejë borxhet që ka ndaj tij.

abramovic

Abramoviç kishte investuar rreth 2 miliard euro në vitet e tij në drejtimin e klubit dhe të gjithë këto para, i kishte regjistruar si hua personale që kishte dhënë ai apo kompanitë që menaxhon. Kur ai vendosi që të largohej nga drejtimi i Çelsit, vendosi që të hiqte dorë ky borxh.

Por sipas “The TImes”, Abramoviç është kthyer me një kërkesë zyrtare që klubi të paguajë këto para që i detyrohet atij. Një vendim që mund të ndikojë çmimin e shitjes së klubit dhe shitjen në tërësi, pasi kështu pronari i ri do i detyrohet një shifër marramendëse oligarkut rus. Sipas të njëjtave burime, Abramoviç ia ka bërë këtë kërkesë me shkrim si qeverisë britanike, ashtu edhe blerësve të mundshëm, meqenëse huaja duhet të paguhet edhe nëse ai është një person i sanksionuar dhe në listën e zezë të qeverisë britanike për shkak të luftës në Ukrainë. Ai ka bërë të ditur se kërkon që kjo pagesë të kryhet brenda disa afateve të caktuara në “Camberley International Investments”.

Arena e Lajmit


Rishfaqje e bujshme e Abramoviç! Oligarku rus i bën kërkesë zyrtare qeverisë britanike për Çelsin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook