VIDEO/ Aksidenti në Lezhë, makina doli nga rruga dhe përfundoi në mes të arës, shihni momentin kur shoferi del nga mjeti

Aksidenti Lezhe

Dy persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti i ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Lezhë-Shkodër. Në pamjet e siguruara nga gazetari Elidon Ndreka për “BalkanWeb” shihet se si makina ka dalë nga rruga dhe pas rreth 200 metrash ka ndaluar në arë.

Jastëkët e ajrit janë hapur, xhamat janë thyer, por fatmirësisht tre personat që udhëtonin me makinë kanë arritur të shpëtojnë me disa plagë. Policia ka kryer veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook