
Një aksident i pesë-fishtë ka ndodhur në autostradën Tiranë Durrës. Në aksident janë përfshirë 5 makina të cilat kanë goditur njëra-tjetrën nga pas.
Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se nuk ka të lënduar, por është bllokuar një pjesë e qarkullimit në këtë autostradë.
Ndërkohë ende nuk shkaqet që kanë shkaktuar aksidentin e pesë-fishtë, ndërsa priten verifikimet e policisë për të zbardhur ngjarjen.
Arena e Lajmit