Fëmijët e Kourtney Kardashian nuk ishin në dasmën e saj? Ja pse fansat janë kaq të bindur

kourtney-kardashian-barker3-500x303-6

Duket se tre fëmijët e Kourtney Kardashian nuk kanë qenë të pranishëm dasmën e saj dhe të Travis Barker në Santa Barbara.

Fëmijët e yllit të “Keeping Up With the Kardashians”, Mason, Reign dhe vajza Penelope me sa duket e kaluan kohëm me babanë e tyre, Scott Disick, gjatë dasmës së nënës së tyre të dielën.

38 vjeçari postoi një seri videosh në Instastory në shtëpi me fëmijët e tij, nga Reign “duke jetuar ëndrrën” buzë pishinës deri tek Mason që “shtynte” motrën e tij.

Fëmijët nuk ishin të pranishëm as në fejesën e Kardashian dhe Barker në tetor të vitit 2021, gjë për të cilën Disick foli në episodin e javës së kaluar të “The Kardashians”.

“Ata ishin të mërzitur ,” tha ai, duke vënë në dukje se familjarët e Barker – njerka Atiana, djali Landon dhe vajza Alabama – ndihmuan në festimin e propozimit.

“Ata nuk e kuptuan pse po shikonin TikToks të fëmijëve të tij atje, ndërsa ata nuk ishin atje,” shpjegoi ai duke shtuar: “Shpresojmë që ata të jenë të ftuar në dasmë.”

Nga ana tjetër Kourtney Kardashian, vuri në dukje se vendimi i mamasë Kris Jenner për të mos ftuar fëmijët nuk ishte zgjedhja e saj “më e mira”.

“Unë do të doja që fëmijët e mi të ishin këtu,” tha ajo. “Unë mendoj se do t’i kishte bërë ata të ndiheshin më të përfshirë në vendim dhe pjesë e befasisë.”

Ylli i reality-shoet dhe bateristi i Blink-182, u martuan në Santa Barbara, Kaliforni, të dielën. Të sapomartuarit janë larguar me një kabrio të zezë me shkrimin “JUST MARIED”.

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook