
Këtë të enjte, 47-vjeçari F.K., ka bërë kallëzim në polici pasi vajza e tij e mitur është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.
Uniformat blu bëjnë me dije se po punohet për gjetjen e të miturës.
Informacion- Më datë 12.05.2022, shtetasi F. K., 47 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vajza e tij e mitur, shtetasja E. K., 16 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.