Trajneri i Laçit, Shpëtim Duro, foli pas triumfit 0-2 në transfertë ndaj Egnatias, ku në prononcimin për “Gol pas Goli”, u shpreh i kënaqur për fitoren e arritur ndaj Rrogozhinasve. 3 pikë që duket se blindojnë vendin e dytë.
FITORJA- Ishte një fitore e rëndësishme, kemi bërë një hap shumë të sigurt për vendin e dytë, që është suksesesh i jashtëzakonshëm për Laçin. Loja ishte e ekuilibruar në pjesën e parë, në pjesën e dytë u futëm me rritëm tjetër. Rrezikuam në 2-3 momente. Them që ka qenë një fitore shumë e rëndësishme.
ASIST DINAMOS- S’më interesojnë fare skuadrat e tjera. Shpresoj të jetë gëzuar ai trajneri i Dinamos, i dhamë një shpresë për të qëndruar në Superiore.
GOLASHËNUESIT- Guindo është një djalë fantastik, nuk e ka fare problemin e golit, dua që të fitojë skuadra thotë. Është djalë i jashtëzakonshëm, jam krenar edhe unë, që insistova për ta afruar. Është afruar dhe nga kombëtarja e Malit. Nuk e diskuton fare shënimin e golave. Nuk e prishim lojën, Guindo, i ka shënuar të gjitha golat me meritën e tij.
KONTRATA E GUINDOS- I mbaron kontrata, edhe unë edhe presidenti, në qoftë se do të ketë një karrierë shumë të mirë jashtë shtetit, nuk mund ta mbajmë këtu. Ma ka dhënë fjalën që në qoftë se do të rrijë në Shqipëri, e vetmja skuadër që do të rrijë është Laçi. Edhe Mazrekaj, sa të jem unë do të rrijë te Laçi.
Arena e Lajmit
