
Epitetet ironizuese të vendosura për kundërshtarët politik nga Rama, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi: Të gjitha partitë përdorën gjuhë urrejtje
Gjatë mbledhjes së sotme të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, k raportuar para Komisionit të Ligjeve Rober Gajda, lidhur me raportin vjetor të këtij institucioni.
Gjatë raportimit ai i përgjigjur pyetjes së drejtuar nga Enkelejd Alibeaj sa i takon përdorimit të gjuhës së urrejtjes gjatë fushatës zgjedhore të 25 prillit. Gajda pranoi se kjo është konstatuar nga të gjitha subjektet politike,
Ai shtoi më tej se sa i takon përdorimit të gjuhës diskriminuese nga aktorët politikë, përfshirë dhe kryeministrin Rama, janë evidentuar në një raport që po përpilon Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi.
“Në lidhje me çështjet me ndjeshmëri publike, në lidhje me drejtorin e policisë, do kap dy momente. E para çështje është apo jo diskriminim, kjo ha diskutim. Dhe nuk kemi pasur asnjë ankesë. Nga këndvështrimi im për të nisur një çështje ex-officio, nuk e kam nisur. Flitet për një njeri konkret. Drejtori i Policisë ka kërkuar një ndjesë publike. Zakonisht në rastet e përdorimit të gjuhës së urrejtjes, kur personi kërkon ndjesë publike, kjo është ajo që kërkojmë, Komisioneri nuk nis gjykim ose e pushon çështjen nëse ka nisur. Kjo është ajo që kërkojmë ne. Ndërkohë që në zgjedhjet e 2 prillit, ajo që është konstatuar nga institucioni, është përdorur gjuhë urrejtje nga të gjithë subjektet politike dhe nga shumë aktorë politikë. Patjetër evidentohet dhe rasti i Kryeministrit ku komisioneri ka dalë me një deklaratë publike në lidhje me zgjedhjet.
Është kryer një monitorim i detajuar ku është Komisioneri, Avokati i Popullit, AMA dhe Këshilli Shqiptar i Medias. Është një raport që për shkak se vetë anëtarët e aleancës kundër gjuhës së urrejtjes kanë një mënyrë interpretimi nëse diçka do konsiderohet si një gjuhë urrejtje. Do publikohet. Po diskutohen si do klasifikohen fraza të ndryshme. Ne synojmë që jo të ketë aspekt ndëshkues, por parandalues. Që politikanët të kenë kujdes në zgjedhjet e ardhshme”, u shpreh ai.
Gjatë fushatës së zgjedhjeve të 25 prillit, kujtojmë se u komentua dhe kritikua mjaft gjuha e përdorur dhe bullizimi i kundërshtarëve politikë duke u vendosur epitete, që u bë nga vetë kryeministri Edi Rama.