Fitorja e Realit trondit edhe vetë Mesin: Mos bëni shaka, nuk mund të jetë e vërtetë

Reali i Madridit arriti një fitore spektakolare ku arriti të kalonte në finalen e Championsit pasi mposhti Sitin me rezultatin 3-1. Fitorja e “Los Blancos” mori shumë reagime nga bota e futbollit, ku edhe vetë Mesi nuk mund të mungonte me një koment për rivalët e përjetshëm të Barcelonës.

MESI 2

Ky komenti i argjentinasit u bë publik nga miku i tij dhe ish-futbollisti Kun Aguero, i cili zbuloi për “ESPN”, kanalin televiziv ku ishte i ftuar për të komentuar ndeshjen se Mesi i kishte dërguar një mesazh pas përmbysjes së madrilenëve.

“Mos bëni shaka nuk mund të jetë e vërtetë.”, ishte ajo çka 7-herë fituesi i “Topit të Artë” i kishte shkruar Agueros.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×