“Ndaj Xhenoas me formacionin më të mirë, Ançeloti ka bërë punë të jashtëzakonshme”, Alegri: Finalja e Kupës me Interin…

Në vigjilje të sfidës së nesërme ndaj Xhenoas, në orën 21:00, në stadiumin “Luigi Ferraris”, në konferencën për shtyp është shfaqur trajneri i Juventusit, Masimiliano Alegri, i cili ka analizuar këtë takim për bardhezinjtë:

ALEGRI 1

Sfida me Xhenoan – “Ndeshja ndaj Xhenoas është një ndeshje kampionati. Janë edhe tre javë nga fundi dhe ne duhet të përpiqemi të marrim sa më shumë pikë. Kemi arritur objektivin minimal për të qenë në zonën Champions dhe pas gjashtë ditësh do të luajmë finalen e Kupës së Italisë. Do të përballemi me një ekip që lufton për mbijetesë. Dhe do të zbresë formacioni më i mire.”

Mungesat dhe rikthimet – “Danilo nuk do të jetë. Pelegrini ka një problem me kyçin e këmbës dhe nuk do të jetë në dispozicion. Kuadrado dhe De Shiljo janë rikthyer. Duhet të luajmë një ndeshje të mirë për t’u përgatitur më mirë për ndeshjen e radhës.”

Kupa e Italisë – “Është një nga objektivat tanë që në fillimin e sezonit dhe të mërkurën do të luajmë këtë finale, jemi të lumtur që kemi mbërritur deri këtu. Champions-i është gjithmonë e vështirë për tu fituar, por ambicia na ka bërë që të bëjmë më mirën tone të mundshme. Asgjë nuk është e pamundur.”

Mireti – “Është në dispozicion dhe do të luajë. Nuk e di çfarë pozicioni, por do të luajë. Sot do të shohim Arturin sesi ndihet. De Shiljo do të më bënte një nder të madh nëse do të luajë 90 minuta me Xhenoan. Mireti, De Shiljo, Rabio dhe Shezni do të luajnë.”

Finalja e Kupës me Interin – “Qëllimi është ta marrim trofeun në shtëpi në një mbrëmje të bukur sportive. Para ndeshjes të së mërkurës është ndeshja ndaj Xhenoas.”

Ançeloti – “Ançeloti ka bërë një gjë të jashtëzakonshme me Realin. Nga ai thjesht duhet të mësosh si nga Lipi, Kapelo apo Saki. Kohët e fundit Anceloti është kritikuar shumë se nuk është trajner në modë. Por moda kalon dhe klasikja mbetet. Është një kënaqësi e madhe për të që ka fituar pesë kampionate në pesë vende të ndryshme dhe tani ai mund të fitojë edhe kampionin e katërt në karrierën e tij. Thjesht duhet ta duartrokasim.”, përfundoi Alegri.

– Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×