Një javë pas aksidentit të tmerrshëm në Tiranë, çifti Konomi ende në gjendje të rëndë, vijojnë në kujdes intensiv  

Aksidenti Cifti Rruga E Kavahes Femije Karroc G Klas 433x300

Një javë pas aksidentit të rëndë të ndodhur në Tiranë, ku Ajas Sulejmani përplasi në vijat e bardha çiftin dhe foshnjën e tyre tre muaj, Arjan Konomi dhe bashkëshortja e tij ndodhen ende në kujdes intensiv.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se çifti i bashkëshortëve ndodhet në gjendje shëndetësore stabël, por vijojnë në trajtim intensiv.

Bluzat e bardha kanë deklaruar se Arjani ka thyerje të disa brinjëve dhe të legenit, ndërsa bashkëshortja e tij lëndime të shumta në trup.

Kujtojmë se ata u përplasën nga makina e 39-vjeçarit në afërsi të Rrugës së Kavajës së bashku me foshnjën e tyre, por për fat të mirë vajza ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shoferi pas testit të drogës rezultoi se kishte konsumuar lëndë narkotike, ndërsa më pas u largua nga vendngjarja, por policia ka bërë të mundur arrestimin e tij disa ora pas ngjarjes së rëndë.

 

Një javë pas aksidentit të tmerrshëm në Tiranë, çifti Konomi ende në gjendje të rëndë, vijojnë në kujdes intensiv  

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook