
Çifti i sapomartuar Kourtney Kardashian dhe Travis Barker, kanë filluar festimet e tyre në Itali me një darkë speciale në Ristorante Puny të premten, sipas burimeve për PEOPLE.
“Ju mund ta ndjeni gjithë dashurinë. Të gjithë janë shumë të emocionuar duke festuar për Kourtney dhe Travis,” thotë burimi.
Sipas tyre dashuria është në ajër: “Është një mbrëmje e bukur, Kourtney duket e mrekullueshme!”
Kardashian, 43-vjeç dhe Barker, 46-vjeç, u bashkuan me miqtë dhe të dashurit e tyre për një darkë të personalizuar për të festuar dashurinë e tyre përpara dasmës.
“Ata kanë një menu të veçantë me verë italiane, makarona trofie al pesto të bëra me dorë, levrekë dhe parfe kafeje”, thotë burimi për vaktin e tyre. “Menyja është e zbukuruar me zemër”.
Për darkën, Kardashian kishte veshur një ‘body’ ngjyrë të kuqe seksi me një fustan të hollë të nguashtë pas trupit të tejdukshëm dhe një pellushtë hedhur pas krahëve nga Dolce & Gabbana. Partneri i saj kishte veshur një xhaketë të zezë tëeed me pantallona klasike të qepura, gjithashtu nga Dolce & Gabbana.
Çifti do të martohet në Castello Broën, një kështjellë e shekullit të 16-të në qytetin bregdetar të Portofino.
E vendosur në bregun e Italisë veriore vetëm në juglindje të qytetit të Genovas, Portofino është padyshim një vend i përsosur për martesë. Jo vetëm që kështjella mburret me pamje mahnitëse të gjirit Portofino dhe Detit Mesdhe, por është gjithashtu e pasur me histori.
Castello Broën ishte një bastion ushtarak që daton që nga viti 1425, sipas faqes së internetit të vendit të ngjarjes . Në shekullin e tetëmbëdhjetë, kështjella ra nën sundimin francez, dhe Napoleon Bonaparte madje e ruajti strukturën me trupat e tij në një përpjekje për të shmangur anijet britanike që kalonin.
Ylli i serialit ‘Keeping Up with the Kardashians’ dhe rokeri Blink-182, të cilët u fejuan në tetor 2021, u martuan ligjërisht në Santa Barbara të dielën, tha një i brendshëm për PEOPLE. Në ceremoninë intime kanë qenë të pranishëm miqtë e tyre të ngushtë dhe familjarët.
“Ata duhe të matorheshin ligjërisht së pari përpara dasmës së tyre të madhe italiane, e cila do të ndodhë nesër”, tha burimi.