Saliu Guindo ka rezultuar pika referuese e Laçit në këtë sezon, por kurbinasit mund ta humbasin në fund sulmuesin nga Mali, pasi ka oferta nga jashtë.
Në prononcimin e dhënë për “Panorama Sport”, pas dy golave me Egnatian, Guindo u shpreh: “Jam shumë i lumtur, jo thjesht për dy golat, por edhe për ekipin sigurisht, pasi po shkojmë drejt realizimit të objektivit për të mbyllur kampionatin në vendin e dytë. Për mua është e rëndësishme të ndihmoj skuadrën, pastaj kur fitojmë me golat e mi, kënaqësia është dyfish.
Po punoj shumë që të kem sukses. ‘Këpuca e Artë’? Ju siguroj se nuk kam konkurrencë me Seferin e Tiranës. Prioriteti im është gjithmonë të ndihmoj Laçin”.
Arena e Lajmit
