Mançester Siti i Pep Guardiolës u eliminua në Champions nga Reali i Madridit pas një ndeshje të çmendur.
As avantazhi i ndeshjes së parë nuk i mjaftoi teknikut spanjoll për të arritur finalen, me rastin e këtij sezoni i cili nuk është i vetmi kur ekipet e drejtuara nga 51-vjeçari kapitullojnë pas golave të pësuar.
Statistikat tregojnë se në 8 nga 11 eliminimet e Guardiolës nga Championsi skuadrat e tij kanë pësuar dy gola ose më shumë në më pak se 20 minuta lojë.
Mbrëmjen e djeshme Siti pësoi 3 gola në vetëm 6 minuta duke vulosur kështu një tjetër eliminim nga Liga e Kampioneve.
Statistikat:
2010 – 2 gola në 13 minuta
2014 – 3 gola në 18 minuta
2015 – 3 gola në 17 minuta
2017 – 2 gola në 8 minuta
2018- 3 gola në 19 minuta
2019- 2 gola në 3 minuta
2020- 2 gola në 8 minuta
2022- 3 gola në 6 minuta
Arena e Lajmit
