Tirana, që të shpallet kampione e Shqipërisë, në këtë moment që flasim i duhen 2 pikë.

Ajo është e para me 10 pikë avantazh nga vendi i dytë, Laçi, dhe në katër takimet e mbetura matematika është shumë e thjeshtë. Nëse fiton, është e kurorëzuar kampione e Shqipërisë.
BARAZIMI
Tirana shpallet kampione e Shqipërisë nëse barazon ajo dhe barazon edhe Laçi. Kampione shpallet edhe nëse barazon dhe humbet Laçi.
Nëse fiton Laçi e barazon Tirana, bardhebluve u duhet edhe një pikë tjetër dhe festa shtyhet me Vllazninë.
HUMBJA
Bardheblutë shpallen kampionë edhe me humbje, por sigurisht nëse humbet edhe Laçi.
Arena e Lajmit
and then