“Mezi po pres te dal nga një ‘ëndërr’”, Meta: Rama dhe disa ndërkombëtarë përpjekje për të lënë opozitën në çadër, Presidenca ime nuk ka qenë normale sepse…

Whatsapp Image 2022 05 10 At 9.30.19 Pm

Presidenti i Republikës Ilir Meta deklaroi sot se mezi po pret të dalë nga një ëndërr, duke iu referuar detyrës së tij si Kreu i Shtetit. Meta tha në “Top Story” se shqetësimi i tij kur u zgjodh President ka qenë të bënte të mundurën që opozita të hynte sërish në Parlament.

“Sepse ishin përpjekjet e disa ndërkombëtarëve dhe të Ramës që të linte në çadër opozitën dhe ato mos ishin pjesë e Parlamentit.
Tani mezi po pres të dal nga një ‘ëndërr’. Presidenca ime nuk ka qenë normale sepse veçanërisht gjatë 3 viteve të fundit kam qenë i minuar gjatë ushtrimit të detyrës dhe i tradhtuar nga opozita, që më la të vetëm në përballjen me Kuvendin njëpartiak”, tha Meta.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×