
Kryesia e Kuvendit është mbledhur për të diskutuar për Presidentin e ri të republikës. E para nga radha e opozitës, e nisi fjalën deputetja Flutura Açka.
Deputetja demokrate tha se fillimisht Partia Socialiste duhet të kërkonte falje për procesin e zgjedhjes së Presidentit aktual, e më pas të vijohej për procesin. Ajo deklaroi se sipas saj, grupi parlamentar socialist e ka zgjedhur Presidentin e ri dhe negociatat po i bëjnë për të lënë përshtypje të mirë në Evropë.
“Më kujtohet zgjedhja e Presidentit të parë, me një të rënë të dorës, u zgjodh në raundin e tretë. Në fund të fundit jemi këtu për të sjellë sadopak frymën Evropiane. Kam frikërat e mia në këtë pikë. E shatë, e bëtë, hëngrët ngjala, e sollët, e bëtë President, e shatë prapë, e çuat në Kushtetuese. ju duhet të kërkonit ndjesë për zgjedhjen e presidentit aktual e më pas të vijonit. Nuk mjaftoi kaq, por hapët një proces që e shitët si proces të mbyllur.
Nëse e kishit të mbyllur dhe privat, s’kishit pse e bënit publike procesin e përzgjedhjes së presidentit. Ju ju kanë dalë 200 e ca Presidenta. Ky si proces, ndoshta pa dashje u bë disi pis. Unë për veten time e shoh që huqi nuk do t’ju lë të negocioni me ne. Unë kam bindjen që ju e keni zgjedhur Presidentin dhe ne këtu jemi si buzëkuqi juaj për t’u dukur bukur ndaj Evropës. Ju keni vetëm 2 kritere, jo tre”, tha Açka.
and then