
Këngëtarja kolumbiane Shakira, ka vendosur t’i kthehet përsëri karrierës së saj aktive, duke u zhvendosur për momentin larg Spanjës dhe bashkëshortit të saj, Pique. Ajo ka nxjerrë në treg projektin e saj të ri muzikor të cilin po e promovon në emisione të njohura televizive në SHBA.
Pikërisht pjesëmarrja në “The Tonight Show” e ka bërë atë protagoniste të dy vallëzimeve që kanë pushtuar “TikTok” brenda pak kohësh. Ndonëse me taka, ajo nuk ka hezituar të dhurojë spektakël me lëvizjet e saj, me videot që kanë kaluar 30 milionë shikimet dhe po kopjohen me shpejtësi në rrjet.
@shakira @jimmyfallon made me jiggle jiggle for TikTok #FallonTonight @fallontonight ♬ Jiggle Jiggle – Duke & Jones & Louis Theroux
@shakira #TeFelicito on @fallontonight #FallonTonight ♬ Te Felicito – Shakira & Rauw Alejandro