“Vllaznia është si gjysmë e mbaruar”, Hafizi nuk kursehet për ekipin shkodran: Gabime me thes, po humb fizionominë

Astrit Hafizi, një emër i njohur si futbollist e trajner te Vllaznia, nuk e sheh si pozitiv atë që ka bërë ekipi shkodran në këtë edicion. Në studion e “Gol pas Goli” ai analizoi atë që kishin bërë kuqeblutë ndaj Dinamos si dhe sezonin i cili sipas tij është vetëm kalues.

hafizi

“Kjo ndeshje vërteton gjendjen që po tregon Vllaznia, gjendjen që ka treguar në javët e fundit. Edhe fitorja me Skënderbeun erdhi si erdhi se edhe mund të shënosh ndonjëherë. Por e shoh një Vllazni gati si gjysmë të mbaruar nga ana psikologjike dhe morale. Nuk e di se si do të shkojë në finalen e Kupës, morali ka të bëjë shumë. Laçi e ruan gjendjen, është më mirë edhe moralisht.

Nota e sezonit? Një notë për të kaluar, një 5 sa për të kaluar. Kupa nuk ishte objektivi, problemi është më i thellë te Vllaznia. I mungon cilësia dhe cilësia është kryesorja në ndeshje futbolli. Shkon në vijë fundore e nuk pason si duhet, para portës nuk je i përqendruar, mbajtje topi e tepruar. Diferenca e lojtarëve të huaj me shqiptarët është e vogël, minimale. Askush nuk kontrollon një top si duhet… Këto janë pasojat e kësaj.

Kjo po humbet si skuadër fizionominë e saj, si skuadër teknike. Gabimet ishin me thes sot. Po të shohësh statistikat, gaboi njëri e tjetri”, ishin fjalët e Hafizit.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×