Aksident në Moravë/ Makina përplas motoçikletën, shoqërohet në polici shoferja 50-vjeçare (VIDEO)

200

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Berat-Dimal, në fshatin Moravë. Një automjet tip Seat me targa BR 2121 B ka përplasur një motoçikletë.

Drejtuesi i motoçikletës, 65-vjeçari R.A është përplasur në asfaltin e rrugës dhe për pasojë ka marrë plagë të shumta në trup. I plagosuri është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që drejtuesja e automjetit tip Seat, shtetësja me iniciale Sh.A,50-vjeçe është shoqëruar në polici, ku edhe po jep deklaratën e saj rreth ngjarjes.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të policisë rrugore dhe ekspertë, të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe dinamikës së ngjarjes.

Paraprakisht mendohet se shkak për aksidentin është bërë motoçikleta që në përpjekje për të kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën i ka prerë rrugën makinës.

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×