Kthimi pas 31 vitesh në Tiranë i Fejnordit, holandezët mund të vendosin një rekord në Europë

Fejnordi nuk ka qenë një nga emrat që të gjithë mund të kishin parashikuar në fillimin e këtij edicioni se do të arrinte në finalen e Ligës së Konferencës. Por skuadra holandeze, kundër çdo lloj parashikimi kaloi edhe Olimpik Marsejën në gjysmëfinale dhe tashmë do të jetë ajo që do të zbresë në fushën e “Air Albania” për finalen e parë historike.

fejnord tirane

Sigurisht, trofeu në vetvete është një sukses i madh për Fejnordin e drejtuar nga Arne Slot, i cili ka zhvilluar një sezon të parë shumë të suksesshëm në pankinën e klubit të njohur holandez. Por triumfi në Tiranë do ta bënte më të veçantë ekipin e Roterdamit, si askush tjetër në historinë e futbollit në kontinent.

Fejnordi ka fituar Kupën e Kampioneve në vitin 1970 si dhe Kupën UEFA në vitet 1974 dhe 2002. Nëse arrin të fitojë edhe Ligën e Konferencës më 25 maj, atëherë do të bëhet klubi i parë që zotëron trofetë e të tre turneve madhorë që organizon aktualisht UEFA.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×