Aksidenti në Kurbin/ Policia informacion zyrtar: Taksia doli nga rruga, 56-vjeçarja udhëtonte me vajzën dhe dy fëmijët e saj

Aksidenti

KURBIN

Policia e Kurbinit ka dhënë informacion zyrtar për aksidentin e ndodhur sot në afërsi të Sanxhakut, ku humbi jetën një 56-vjeçare.

Rreth orës 04:30, në aksin rrugor Milot – Mamurras, në afërsi të Mbikalimit të Sanxhakut, shtetasi L.D. 40 vjeç, drejtues mjeti Taxi, ka humbur kontrollin mbi drejtimit e automjetit të tij, duke dalë jashtë rruge.

Si pasojë, ka ndërruar jetë shtetasja Prena Gjetani, 56 vjeçe, e cila ishte pasagjere, si dhe janë lënduar drejtuesi i mjetit me 3 pasagjerët e tjerë, shtetasen A.Gj. 30 vjeçe dhe 2 fëmijë, që ndodhen në spital nën kujdes mjekësor.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×