Mbrojtësi kanadez i Bajrnit, Alfonso Dejvis, ka bërë me dije në rrjetet e tij sociale se nuk është më në një lidhje me futbollisten e PSG-së, Xhordin Huitema.

Shumë fjalë kishin qarkulluar në media kohët e fundit, së çifti i kishte dhënë fund marrëdhënies së tyre pas një tradhtie të saj.

“Po, Xhordin dhen unë jemi ndarë. Fjalët për të nuk janë të vërteta. Ajo është një njeri i mirë dhe unë kam shumë respekt për të. I uroj asaj më të mirat dhe ju kërkoj të gjithëve të respektoni privatësinë tonë”, ishin fjalët e Dejvis, duke mohuar akuzat për tradhti nga ana e Xhordin.

Gjithsesi komentet nuk ndaluan dhe disa prej tyre ishin në formën e talljes, duke e lidhur me kontratën e re të firmosur nga Mbape për të vazhduar qëndrimin te PSG.
“Meqë ajo luan te PSG, atëherë është Mbape i cili vendos se me kë do të dalë ajo”, ishte një prej komenteve në Twitter, gjë që solli dhe shumë pëlqime nga ana e fansave të tjerë.

and then