Kush janë 5 aktorët e famshëm turq që kanë pranuar origjinën shqiptare

72d626ea-cf1e-4561-9108-3a9cdf4b93ff-2

 

Serialet turke kohët e fundit duket sikur kanë fituar gjithë zemrat e publikut e kjo për shkak të pjesëmarrjes së disa aktorëve tepër të suksesshëm “turq e shqiptar”, të cilët janë të njohur edhe nga vende të tjera të botës. Madje disa nga emrat më të njohur të kinematografisë turke, e kanë pranuar origjinën e tyre shqiptare.  Engin Altan Duzyatan, aktori i cili u bë i famshëm me rolin e Erugrulit është me prejardhje shqiptare. Këtë ai e ka deklaruar për mediat turke pak kohë më parë duke gëzuar gjithashtu të gjithë fansat e tij shqiptar.

Halit Ergenç i njohur si Sulejmani i Madhërishëm ka pranuar se është nga Shqipëria dhe ka thënë: “Mund të them me plot gojën se në damarët e mi ka gjak shqiptari”.

Edhe aktori bukurosh Can Yaman i njohur nga serialet është shqiptar. Këtë ai e ka pranuar gjatë një interviste ku tha se të dy gjyshërit e tij janë me origjinë shqiptare. “Nga ana e babait jam me prejardhje nga Prishtina. Të afërmit nga babai flasin shqip. Por unë jam rritur më shumë nga ana e mamasë prandaj nuk di shqip”-tha Can Yaman dhe madje tregoi se para disa kohësh ka ardhur në Shqipëri dhe ka qëndruar 1 muaj.

Një tjetër aktor bukurosh turk me origjinë shqiptare është Kivanç Tatlitug i njohur nga serialet “Gymysh”, “Kuzey Guney”, “Dashuri e ndaluar” etj. “Po, jam shqiptar”-ka pranuar me krenari aktori kur është pyetur për origjinën e tij. “Babai im është nga Prishtina”-ka treguar Kivançi.

Baris Arduç ka lindur në Zvicër në një familje me origjinë shqiptare. Origjina e familjes së nënës së tij është nga Vlora. Baris u transferua në Turqi në moshën 8-vjeçare. Ai fitoi famë përmes serialit “Dashuri me qira”. “Kuzgun”, në të cilin ka rol protagonist, është një tjetër serial i suksesshëm turk.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×