Denzel Dumfris ka bërë një sezon fantastik gjatë të cilit ia ka dalë të marrë vëmendjen e të gjitha skuadrave të mëdha europiane. Bajerni i Mynihut vazhdon të jetë klubi më i interesuar për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të djathtë të Interit i cili me atë që jep në fushë, ka arritur të trefishojë vlerën e kartonit të vet.

Vetëm 12.5 milionë euro plus bonuset, në total 15 milionë euro i janë paguar PSV Eindhovenit për të siguruar shërbimet e 26- vjeçarit, që tani vlerësohet me 40 milionë euro.
Aftësia e tij për të luajtur si në krahun e djathtë të mbrojtjes, ashtu edhe si mesfushor në këtë korsi e ka kthyer Dumfrisin në prioritetin e Erik ten Hagut.
Trajneri i ardhshëm i Mançester Junajtidit e njeh mirë Dumfrisin pasi me Ajaksin e tij e ka përballur jo pak herë, por tani u ka kërkuar drejtuesve anglezë të bëjnë ç’është e mundur për ta sjellë në ishull Dumfrisin.
Ten Hag beson se Dumfris është lojtari i duhur për t’i dhënë jetë korsisë së djathtë të “Djajve të Kuq”, aty ku as Dalot e as MekTominei nuk bindin.
Arena e Lajmit
and then