
Riley Keough ka thënë se nuk dëshironte të luante në filmin biografik të regjisorit Baz Luhrmann për gjyshin e saj, Elvis Presely.
Filmi i ardhshëm i Lurhmann, i titulluar “Elvis”, sheh Austin Butler ( The Carrie Diaries and Zoey 101 ) duke portretizuar legjendën muzikore të lindur në Misisipi.
Mbesa e Presley-t, Keough iu përgjigj disa pyetjeve në lidhje me filmin e ardhshëm në Festivalin e Filmit në Kanë të këtij viti.
Sipas ‘Indieëire’, aktorja tha se nuk kishte asnjë interes të luante në film biografik, duke shtuar se tema është “paksa shumë familjare për të”.
“Është mjaft intensive për ta parë, nuk dua të luaj në të,” tha ajo. “Nuk ka qenë kurrë diçka që është biseduar. Mendoj se kishte një kufi ku duhet të ndjehej i respektuar në një mënyrë të mirë.
Keough tha se megjithëse Luhrmann u konsultua me anëtarët e familjes Presley përpara se të xhironte filmin, ai përfundimisht kishte kontroll krijues mbi Elvisin.
“Nuk ishte se nuk i besoja Bazit në asnjë mënyrë, por ju jeni protektiv ndaj familjes tuaj,” tha ajo.
32-vjeçarja vazhdoi të shpjegoi se si shikimi i filmit kishte qenë “shumë intensive”, duke shtuar se ajo “filloi të qante pas pesë minutash dhe nuk po ndalonte”.
Ka shumë trauma familjare dhe trauma brezash që filluan atëherë për familjen tonë. U ndjeva e nderuar që ata punuan aq shumë për të marrë vërtet thelbin e tij, për të ndjerë thelbin e tij.”
Në biografinë e Elvis gjithashtu luajnë aktorët: Olivia DeJonge, Tom Hanks, Yola Quartey, Kelvin Harrison Jr dhe ‘The Power of the Dog ‘s’ Kodi Smit-McPhee.
Filmi është planifikuar të dalë në kinema më 24 qershor.