
Austin Butler dhe Kaia Gerber shkëlqyen gjatë paraqitjes së tyre së bashku në Festivalin më të madh të Filmit në Kanë.
Modelja ndodhej krah aktorit teksa parakaluan në tapetin e kuq për premierën e filmit të tij të ri “Elvis”.Dyshja kishin zgjedhur të visheshin nga e njëjta markë “Celine” me bizhuteri “Cartier”.
Kaia dukej e mrekullueshme veshur me nje fustan të kuq të gjatë. Ajo kishte zgjedhur t’i mblidhte flokët lartë, duke lënë që të gjithë vëmendjen ta marrë pjesa e pasme e hapur e fustanit.
Ndërsa Austin gjithashtu shkëlqente në kostumin e tij të zi me këmishë të bardhë. Ai e kishte kompletuar lukun me një papion të zi.
Gjithë këtë dukje klas ai e kishte thyer mjaft bukur me një lule të vogël lejla në jakën e kostumit. Modelja dhe aktori u fotografuan teksa dhanë një puthje pasionante në tapetin e kuq.
Bashkë me çiftin në këtë event ishin edhe prindërit e Austin, David dhe Lori, së bashku me drejtorin e filmit “Elvis”, Baz Luhrmann.
Traileri i ri për filmin është publikuar së bashku me kolonën zanore të tij. Filmi del në kinema më 24 qershor.
Ju kujtojmë që filmi “Elvis” është një film biografik për Elvis Presley-n nga Baz Luhrmann. Filmi tregon jetën dhe karrierën e Elvisit që nga ditët e tij të hershme si fëmijë duke u rritur në Misisipi deri në ngjitjen e tij si një ikonë rocku dhe yll filmi.
Luhrmann ka rolin e regjisorit dhe bashkë-skenaristit të filmit, së bashku me Sam Bromell, Craig Pearce dhe Jeremy Donner, nga një histori që ai konceptoi me Donner. Elvis vdiq në moshën 42-vjeçare në vitin 1977 nga aritmia kardiake për shkak të një reaksioni toksik ndaj kodeinës.