Dosja e SPAK/ Skerdi Tasi iu afrua makinës dhe qëlloi me armë zjarri drejt Emiliano Ramazanit, dëshmia që zbuloi fakte të tronditëse rreth ekzekutorit (Çfarë kapën kamerat)

Spak 1

Detaje të reja janë hedhur në dritë lidhur me vrasjen e Emiljano Ramazani, ngjarje e ndodhur në datën 20.07.2020.

Referuar dosjes së SPAK, bëhet me dije se Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedim penal ndaj Erion Alibej, Xhulian Hoxha e Euglen Halili të akuzuar për krimin e vrasjes në dëm të viktimës Emiljano Ramazani më datë 20 Korrik 2020 në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan.

Ndërkohë Emiljano Ramazani gjet i pajetë në oborrin e një pallati në Elbasan, dhe kishte gjashtë plagë të shkaktuara me armë zjarri.

DETAJE NGA DOSJA:

Lidhur me faktin penal të vrasjes së shtetasit Emiljano Ramazani, ngjarje e ndodhur në datën 20.07.2020. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedimin penal nr. 238 të vitit 2021, në ngarkim të të pandehurve Erion Alibej, Xhulian Hoxha e Euglen Halili të akuzuar për krimin e vrasjes në dëm të viktimës Emiljano Ramazani më datë 20 Korrik 2020 në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, parashikuar si “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga nenet 78/2, 278/3 të Kodit Penal; për krimin e vrasjes së Regis Runaj më datë 29 Korrik 2020 në lagjen “Emin Matraxhiu”, në afërsi të varrezave të qytetit Elbasan, parashikuar nga neni  78/2 të Kodit Penal dhe në të dy krimet duke bashkëvepruar dhe me të tjerë persona nën hetim në formën e veçantë të bashkëpunimit “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” të parashikuara nga nenet 28/4, 333/a e 334 të Kodit Penal.” thuhet në dosje.

Ndërkohë në vijim Prokuroria e Posaçme ka ndarë çështjet në ngarkim të të pandehurve Erion Alibej, Xhulian Hoxha dhe Euglen Halili duke i dërguar ata për gjykim sipas akuzave respektive dhe në të njëjtën kohë ka vazhduar hetimet po në kuadër të procedimit penal nr.238/2021, me qëllim zbulimin e bashkëpunëtorëve të tjerë në këto dy krime.

HETIMI:

Nga hetimi ka rezultuar se më datë 20 Korrik 2020 dhe rreth orës 16:00, në Elbasan, në lagjen “28 Nëntori”, në oborrin e një pallati u gjet i pajetë, vrarë me armë zjarri shtetasi i identifikuar si Emiljano Durim Ramazani.

Viktima u gjet në bordin e automjetit tip “Ford Focus” me targa AA945DG ngjyrë gri, në vendin e shoferit.

Tek kufoma e Emiljano Ramazanit u këqyrën 6 (gjashtë) plagë tejshpuese me vrimë hyrje nga e djathta e viktimës dhe dalje nga e majta e tij dhe të shkaktuara nga qitja me armë zjarri. Janë gjetur dhe u sekuestruar 5 gëzhoja (katër predha dhe një këmishë predhe), të cilat më pas janë nënshtruar ekspertimit.

Në automjetin e viktimës u sekuestruan ndër të tjera dhe dy aparate celularë.

Rreth orës 16:44 të po kësaj pasditeje në fshatin Vidhas, Elbasan u gjet tërësisht i djegur automjeti “Volsvagen Pasat” ngjyrë blu e me targë AA819 KX; brenda tij janë gjetur 2 armë zjarri automatike AK 47, model 556, prodhim kinez, me numra përkatësisht 8413729 dhe 4228207; armët janë gjetur pa fishekë; njëra është gjetur në vendin e parë të pasagjerit dhe tjetra në vendin e pasagjerit pas sediljes së shoferit; ekspertiza nxori se dy armët e zjarrit me numrat 8413729 dhe 4228207 janë automatikë luftarakë të modelit 56, kalibër 7.62 mm. Nga organi procedues është verifikuar, dhe numri i shasisë së automjetit të djegur doli +AE551810; targat e vërteta të automjetit “Volkzvagen Pasat” ishin AA952XH dhe pronësia e tij dilte në emër të Erton Nexhdet Çeço, banues në Babrru, Tiranë dhe ky automjet kërkohej nga policia që më 24.11.2019.

Sipas prokurorisë, targat AA819 KX ishin denoncuar të vjedhura dhjetë ditë para ngjarjes.

Sipas organit procedues viktima ishte marrë me aktivitet të shitblerjes së automjeteve, gjithashtu familjarisht kishte poseduar dhe një lokal në Elbasan, të emërtuar “Marlon”; një i njohur i viktimës deklaroi se frekuentonte palestër, ku kalonte disa orë dhe ditën e ngjarjes kishte qenë në palestër.

ÇFARË U EVIDENTUA NGA KAMERAT E SIGURISË

Nga këqyrja e pamjeve filmike të kamerave të sigurisë të sekuestruara në rrugicën ku ndodhi ngjarja në rrugën nga kishte mbërritur automjeti i viktimës është evidentuar një person që del nga dera e pasme e krahut të pasagjerit të një automjeti në dukje si Volksvagen Passat që ndalon në rrugë kryesore nga aty del një person i paidentifikuar, ky person shkon në drejtim të viktimës (ishte i veshur me rrobë ngjyrë të errët, me kapele dhe me maskë të zezë anticovid) i afrohet xhamit të pasagjerit të automjetit të viktimës duke mbajtur me të dyja duart një armë zjarri të shkurtër dhe i qëllon 6 (gjashtë) herë drejtuesit të automjetit. Pasi qëllon ai largohet me vrap në drejtim të automjetit, ku një i paidentifikuar e pret brenda në automjet. Më pas janë larguar në drejtim të paditur.

Janë këqyrur regjistrimet filmike të kamerave të palestrës në lagjen “Qemal Stafa” (këqyrur më datë 5.8.2020) në lidhje me ngjarjen e datës 20 Korrik 2020 (vrasja e Emiljano Ramazanit), nga vihej re se rreth orës 12:00 deri ora 15:45, në këtë rrugë para palestrës kanë kaluar disa herë me një motor të zi në dukje, dy persona të rinj në dukje (këta janë identifikuar më pas si Xhuljano Hoxha e Euglent Halili).

Në verifikim të një informacioni të siguruar nga burime policore, më datë 27.07.2020 është kryer kontroll në një servis makinash në pronësi të Albert Manahasa, në qytet të Peqinit, nga ku pranë disa pllakave, në tokë, mbuluar me një serbator makine u gjet një armë zjarri tip TT me numër të palexueshëm më sy të lirë dhe një krëhër me një fishek.

Nga ekzaminimi i armës së zjarrit pistoletë, krehër dhe 1 fishek gjetur në pikën e servisit te Seit Manahasa më datë 27.07.2020, identifikimit të numrit të stampuar në tytë “7498”, arma rezultoi pistoletë me tytë të shkurtër, e kalibrit 7.62 x 25 mm dhe e modelit 57, gjysmë automatike; ajo është e prodhimit standard luftarak dhe e fabrikuar dhe e përshtatshme për qitje; predha kalibër 7.62 x25 mm e gjetur në vendin ku u vra Emiljano Ramazani, është qitur nga arma e zjarrit model 57 kalibër 7.62 x 25mm me numër të stampuar në tytë 7498 e modelit 57 dhe kalibrit 7.62mm;  6 (gjashtë) gëzhojat model 54 kalibër 7.62mm të fiksuara në vendngjarjen e vrasjes së Emiljano Ramazanit janë qitur nga pistoleta pa numër në trup e me numër në tytë “7498” e që ka të stampuar “7.62 mm model 57” (shih akt ekspertim teknik balistik nr. 6852 datë 30.07.2020 dhe akt ekspertimi nr.6778 date 28.07.2020 teknik arme e fisheku e balistik gëzhojash që nxorën se arma e sekuestruar në Pikën e Servisit ishte e njëjta me atë të përdorur nga ekzekutori në vrasjen e Emiljano Ramazanit); në armë nuk u gjetën gjurmë daktiloskopike të vlefshme për identifikim.

DËSHMIA DHE DETAJE TRONDITËSE RRETH EKZEKUTORIT:

-Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pasi ka kryer veprimet hetimore të çmuara të nevojshme ka dërguar për gjykim të pandehurit Erion Alibej, Euglen Halili dhe Xhuliano Hoxha, ndërsa ka vijuar hetimet në lidhje me zbulimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të veprës/veprave penale.

Në kuadër të procedimit penal nr.75 të vitit 2022 është administruar deklarimi i shtetasit Henrik Hoxhaj, nga ana e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Në këtë deklarim ai jep detaje shumë të rëndësishme në lidhje me porositësin, ekzekutorin si dhe rolin e tij në kryerjen e kësaj vepre penale.

Ndërmjet të tjerave ky shtetas deklaron se ai ka qenë në rolin e ndihmësit në kryerjen e këtij krimi ku ka qenë personi i cili shfaqet si drejtuesi i automjetit tip Volsvagen që ka vajtur në vendin e ngjarjes dhe me të cilin janë larguar po nga vendi i ngjarjes.

Gjithashtu ky deklarues identifikon ekzekutorin e veprës penale i cili është Skerdi Tasi (personi i cili afrohet tek automjeti i viktimës dhe qëllon me armë zjarri ndaj viktimës Ramazani).

Gjithashtu Henriku shpjegon se këtë vrasje e ka bërë me pagesë pasi këtë ia ka kërkuar i dyshuari tjetër në krim Nuredin Dumani.

Në lidhje me këtë vrasje ka dhënë shpjegime edhe shtetasi Nuredin Dumani, i cili ndër të tjera ka shpjeguar se ka marrë porosi për vrasjen e shtetasit Emiljano Ramazani nga shtetasit Erion Alibej dhe Arjan Spahiu.

Në këto rrethana të dyshuarit Nuredin Dumani, Henrik Hoxhaj dhe Skerdi Tasi dyshohet se kanë konsumuar elementë të veprave penale Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”,“Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” të parashikuara nga nenet 78/2, 278/1, 28/4, 333/a e 334 të Kodit Penal (vrasja në dëm të viktimës Emiljano Ramazani më datë 20 Korrik 2020 në lagje 28 Nëntori, Elbasan).

Arena e Lajmit

Dosja e SPAK/ Skerdi Tasi iu afrua makinës dhe qëlloi me armë zjarri drejt Emiliano Ramazanit, dëshmia që zbuloi fakte të tronditëse rreth ekzekutorit (Çfarë kapën kamerat)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook