Në fund të sfidës, më shumë sesa rezultati, pyetjet mbi trajnerin e Juves ishin për Dushan Vlahoviçin dhe momentin e tij negativ.
“Kështu mendoni ju, por e thirra në stol, pasi nuk doja që të lodhja më kot, në pritje të Interit. Vërtet nuk shënoi, por nëse luan siç bëri me Xhenoan do të jetë më shumë sesa thjesht një goleador për Juven.
Më pëlqeu shumë dhe duhet të qëndrojë i qetë. Mbase mund të jetë pak nervoz, por jo më kot flas me të. Ndoshta tani që nuk shënon i duket vetja sikur është ai defekti i skuadrës, por nuk është aspak kështu, – shprehet Masimiliano Alegri, i cili për sa i përket humbjes ia hedh fajin Kenit.
– Mois është i çuditshëm. Arrin të shndërrojë në gol disa gjysmë raste, ndërsa sot (dje) që kishte 5 raste të pastra, sidomos ai në fund me portë bosh gabon. Dhe sigurisht që kur bën të tilla gabime, ato paguhen rëndë, me humbjen tonë në këtë rast”.
Përgatiti: JETON STAMOLLA
